Aston Martin Vanquish i ri do të prezantohet më 2 shtator

Auto

Aston Martin Vanquish i ri do të prezantohet më 2 shtator

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Aston Martin do të zbulojë Vanquish-in e ri, të kompletuar me një V12 vrullshëm, më 2 shtator.

Sipas mediave të huaja, vetura e saj e gjeneratës së ardhshme GT është konfirmuar se ka 824 kuaj fuqi dhe 738 lb ft çift rrotullues.

Këto shifra janë dukshëm më të larta edhe se edicioni i fundit Ultimate i DBS dhe do ta bëjnë Vanquish një nga Aston-et më të fuqishme të prodhimit deri më tani, të tejkaluar vetëm nga Victor dhe Valkyrie.

Rritja e fuqisë thuhet se vjen falë një programi të gjerë rizhvillimi për V12 të Aston-it me dy turbocharge.

Aston tha se motori i ri “do të arrijë performancë dhe efikasitet të paprecedentë”, duke lënë të kuptohet se do ta bëjë Vanquish dukshëm më të shpejtë se DBS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat