Citroen e shet Jumperin në një version të pasmë, i cili përmban dy skajet e përparme përballë njëri-tjetrit.
Secila prej dy kabinave vjen me njësinë e vet të fuqisë, që do të thotë se teknikisht automjeti mund të drejtohet në të dy drejtimet. Shasia bashkohet nga një strukturë e përkohshme, mjaft e fortë për t’i mbajtur ato së bashku për aq kohë sa është e nevojshme.
Pse Citroen prodhon këtë lloj automjeti?
Për shkak të thjeshtimit të logjistikës. Disa klientë, si kompanitë RV, kanë nevojë vetëm për pjesën e përparme të çdo automjeti si bazë për projektet e tyre.
Porositja e tyre në një konfigurim 2-në-1 redukton kohën dhe kostot e transportit. Kjo është arsyeja pse Citroen bashkon dy automjete, të cilat janë të lehta për t’u ndarë më vonë.
Modeli Back to Back ofrohet me dy motorë turbodiesel me katër cilindra BlueHDi 2.2 litra me 140 kuaj/fuqi secili.
Fuqia dërgohet në rrotat e përparme nëpërmjet një transmetimi manual me gjashtë shpejtësi. Çmimet e Citroen Jumper Back to Back nisin diku rreth 40 mijë euro.