Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Auto

Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Prodhuesit e veturave që i vënë emrin e markës ndërtesave luksoze të banimit nuk është diçka e re – Aston Martin, Bentley, Bugatti dhe Mercedes, të gjithë e kanë bërë këtë.

Këtë shembull po e ndjek edhe Porsche me rrokaqiellin e saj 60 katësh në Miami që përmban një ashensor veturash ku banorët – përfshirë yllin argjentinas të futbollit, Lionel Messi – parkojnë veturat e tyre jashtë apartamenteve.

Muajin e kaluar, prodhuesi gjerman i veturave sportive konfirmoi se shtëpia e tij Porsche Design tani është bashkuar për një tjetër projekt të pasurive të paluajtshme, këtë herë në kryeqytetin tajlandez të Bangkokut.

Në vend të një ashensori, pronarët mund t’i drejtojnë veturat e tyre në vendet e parkimit përmes një spiraleje e cila përbën një pikë qendrore në ndërtesën e madhe.

Bëhet e ditur se ndërtesa po krijohet në bashkëpunim me Ananda Development.

Ndërtimi i kompleksit 95 metra të gjatë është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm dhe të përfundojë deri në vitin 2028, shkrun Mail Online.

Rezidencat që variojnë nga 525 në 1,135 metra katrorë kanë ballkone private të kompletuara me pishinë.

Porsche pretendon se këto njësi do të ‘caktojnë një standard të ri për jetesën luksoze’.

Siç raportohet, më e lira do të kushtojë 15 milionë dollarë ndërsa më e shtrenjta 30.5 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat