Ka kaluar më shumë se një vit që kur Ford prezantoi Mustang GTD, i cili debutoi me premtime mbi 800 kuaj fuqi.
Tani kemi numrat zyrtarë – dhe statistikat reale janë edhe më mbresëlënëse se ato që premtoi fillimisht Ford.
Motori 5.2 litërsh V-8 i Mustang GTD tani prodhon 815 kuaj fuqi, duke e bërë atë Mustang më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë.
Dhe ky Mustang mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 325 km/h në orë.
Këto shifra duhet të ndihmojnë Fordin në përpjekjen e tij për të kaluar në Nurburgring në më pak se shtatë minuta.
Do të jetë një përvojë e vozitjes që shumë pak mund të kenë.
Prodhuesi i automjeteve nuk ka treguar se sa modele të tilla do të prodhojë, por ka marrë mbi 7,500 aplikime nga blerësit e interesuar në vetëm 37 ditë.