Rënie e madhe e shitjeve të veturës Maserati

Auto

Rënie e madhe e shitjeve të veturës Maserati

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 10:14
Marka italiane është në proces të transformimit të gamës së saj të modeleve.

Kur kompania mëmë, Stellantis publikoi raportin gjysmë-vjeçar, shifrat nuk dukeshin të shkëlqyera për Maserati.

Shitjet kanë rënë nga 15300 njësi në vetëm 6500 vetura, deri në qershor 2024! Kjo është një rënie drastike prej gati 60 për qind.

Çfarë ndodhi?

Epo, sipas Carlos Tavarez, kreu i Stellantis, rënia shqetësuese e shitjeve është shkaktuar nga marketingu joefektiv, jo nga problemet me produktet apo strategjinë e çmimeve.

“Në rastin e Maserati, ne kemi veturat dhe teknologjitë e duhura. Ne mund të ofrojmë modele me motorë SUS ose vetura sportive luksoze 100 për qind elektrike. Nëse shitjet janë aktualisht të dobëta, është çështje marketingu. Gjithashtu, progres i madh ka është bërë në anën e cilësisë, por tani duhet të bëjmë marketing, duhet të arrijmë tek klientët potencialë dhe të japim mesazhin e duhur për pozicionimin e duhur”, tha Tavarez.

Tre vjet më parë, Stellantis u zotua të investojë në 14 modele të reja gjatë 10 viteve të ardhshme. Pra, të paktën deri atëherë, Maserati është i sigurt.

Megjithatë, marka italiane është në proces të transformimit të gamës së saj të modeleve.

Maserati prezantoi GranCabrio Folgore tërësisht elektrik këtë vit, dhe MC20 Folgore do të debutojë vitin e ardhshëm. Më pas vjen një SUV i madh, gjithashtu elektrik, dhe një Quattroporte elektrike do të mbërrijë në vitin 2028.

Kompania së fundmi prodhoi kopjen e fundit të sedanit, Quattroporte, me të cilin “varrosi” edhe motorin V8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat