Volkswagen Golf i ri me ndërrues manual kushton 28,330 euro në Gjermani

Auto

Volkswagen Golf i ri me ndërrues manual kushton 28,330 euro në Gjermani

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 00:30
Volkswagen Golf

Volkswagen ofron versionin bazë të modelit të tij Golf (2024) me një çmim prej 28,330 euro për klientët në Gjermani, dhe kjo është një rritje e konsiderueshme e çmimit në krahasim me Golfin bazë në vitin 2019, kur çmimi ishte 19,990 euro.

Rritjet e çmimeve në botën e veturave janë evidente dhe këtë trend nuk e ka shmangur as Golfi i njohur.

Modeli më i fundit bazë vjen me një motor më të fuqishëm 1.5 litërsh TSI, që zhvillon 116 kuaj-fuqi, i cili zëvendësoi TSI 1.0 litërsh me 90 kuaj-fuqi.

Volkswagen ofron Urano Grey si një opsion falas për modelin bazë, por edhe me pajisje standarde më të pasura, duke përfshirë sistemet e asistencës që janë të detyrueshme në Bashkimin Evropian, fellne çeliku 15 inç dhe një kabinë digjitale.

Ekrani i infotainment është i ndjeshëm ndaj prekjes dhe lejon lidhjen me valë me sistemet Android Auto dhe Apple CarPlay, dhe klientët gjithashtu marrin navigim.

Ata gjithashtu mund të mbështeten në ajrin e kondicionuar me një zonë, dritat LED të përparme dhe të pasme, si dhe në sistemin Start pa çelës.

Motori i përmendur shoqërohet me një ndërrues manual me 6 shpejtësi, kurse vetura nga 0 në 100 km/h përshpejton për 9.9 sekonda dhe arrin maksimum prej 203 km/h.

Funksionet shtesë si ngrohësit e ulëseve që janë instaluar por që kërkojnë aktivizim, mund të aktivizohen me një tarifë shtesë.

Do t’u kushtojë klientëve edhe 640 euro shtesë, sa është kostoja e paketës dimërore, e cila përfshin edhe funksionin e ngrohjes së timonit.

Për ata që nuk mund të “pajtohen” me fellne çeliku 16 inç, në dispozicion është një set fellnesh alumini me të njëjtën madhësi me një çmim prej 1030 euro.

Ky Golf i ri bazë është pjesë e gjeneratës së tetë, e cila është në treg që nga viti 2019.

Ndoshta do të jetë Golfi i fundit me motor me djegie të brendshme, pasi BE-ja planifikon të ndalojë prodhimin e veturave të reja që gjenerojnë emetime të dëmshme në vitin 2035.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat