Ford thuhet se ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri tërësisht elektrik në Këln të Gjermanisë

Auto

Ford thuhet se ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri tërësisht elektrik në Këln të Gjermanisë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Ford ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri tërësisht elektrik në Këln të Gjermanisë.

Kështu, së bashku me Explorer, dy modele elektrike tani po dalin nga linja e prodhimit në Gjermani, shkruajnë mediat e huaja.

Informacioni nuk vjen nga një njoftim zyrtar i prodhuesit, por nga zyrtarë për mediat e Këlnit.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për uzinën e Këlnit dhe punonjësit e saj nëkohët përgjithësisht të vështira në industri”, citohet të ketë thënë njëri nga ata.

Pas Explorer, Capri është modeli i dytë elektrik i Fordit që prodhohet në Këln.

Të dy modelet bazohen në platformën MEB të Volkswagen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat