Një ekspozitë e makinave të vjetra u mbajt në Sarajevë – ra në sy edhe një autobus

Auto

Një ekspozitë e makinave të vjetra u mbajt në Sarajevë – ra në sy edhe një autobus

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Gjatë ditës së shtunë, në Sarajevë është mbajtur një ekspozitë – të cilën mediat vendase e kanë quajtur unike.

Sipas mediave në Bosnjë, bëhet fjalë për një ekspozitë të makinave dhe motoçikletave të vjetra në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Turizmit.

Sipas tyre, vizitorët, vendas dhe të huaj, patën mundësinë të shijojnë makina të pazakonta.

Image
Autobus

Dhe ndër to ishin edhe një Mercedes i vitit 1947, Opel Olympia i vitit 1951, Citroen i vitit 1972, Fiat i vitit 1975 – së bashku me një duzinë motoçikletash.

Vëmendje të veçantë tërhoqi autobusi i vjetër Centrotrans i vitit 1963, si një nga ekspozitat kryesore të ekspozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat