“Jashtëzakonisht i bukur dhe me performancë të lartë, këto janë disa nga fjalët që i përdorën ekspertët e veturave klasike për ta përshkruar modelin e rrallë ikonik të Jaguar XKSS të prodhuar në vitin 1957 që do të shitet në ankand në Londër gjatë muajit të ardhshëm.
Pritet të gjenerojë oferta nga 9 deri në 11 milionë funte kur të dalë në shitje në një shitje në kryeqytet britanik më 2 nëntor.
Por ndërsa është quajtur “një nga veturat sportive britanike më të dëshirueshme të prodhuara ndonjëherë”, edhe vlerësimi i tij më i lartë do të zbehet në krahasim me çmimet e paguara për veturat e tjera të prodhuara në Britani.
Edicioni i kufizuar i modelit u lind nga shasia e veturës sportive 16 D-Type që është shndërruar në një veturë të zakonshme me dy ulëse që u shit në SHBA më 1957 – duke e bërë Jaguarin ta tërheq këtë veturë nga garat.
Megjithatë tragjedia ndodhi më 12 shkurt 1957 kur një zjarr shpërtheu në fabrikën e kompanisë Browns në Coventry – duke shkatërruar nëntë motorë që akoma nuk ishin shitur.
Në mars 2016, Jaguar bëri lëvizjen e guximshme për ta kompletuar veturat XKSS – duke i ndërtuar të tërat me dorë, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit të shasisë.
Ky është një prej 16 njësive origjinale që mbijetoi – që e bën për këtë edhe më të vlefshme. Ka një motor 3.8 litra të prodhuar në fabrikën e Jaguar në vitin 1960.