SUV-të e vegjël janë të zakonshëm në botën moderne, por origjina e tyre daton që në vitet e 40-ta.
Një prej veturave më të kërkuara të këtij viti në botën e SUV janë ato nga marka Dacia, siç është modeli Duster.
Dacia Duster është vetura që i ka të gjitha dhe gjithçka që ju nevojitet. I gjerë dhe i madh, i përmirësuar shumë gjatë gjeneratave të fundit.
Brendësia e tij është mjaft e madhe dhe praktike për një familje të vogël (ka edhe butona fizikë!) kurse udhëtimi me të është shumë komod dhe mund të përdoret edhe për terren malore.
Duster ofron një zgjedhje prej tre motorësh: 1-litërsh, i cili punon me benzinë dhe LPG, një hibrid i butë 1.2 litra dhe një hibrid i plotë 1.6 litra.