Honda ka tërhequr afro 1.7 milionë automjete nga tregu për një defekt që mund të çojë në “vështirësi në drejtimin e automjetit”.
Siç raportohet, problemi qëndron në kutinë e marshit drejtues.
Gjithsej 1,693,199 automjete janë prekur, që përfshijnë markat Honda dhe Acura.
Bëhet e ditur se Honda dyshon se vetëm rreth 1% e veturave të përfshira në tërheqje – rreth 17,000 vetura – kanë defekt.
Sidoqoftë, kompania planifikon të zëvendësojë kutinë e tyre të marsheve me një të re.
Honda mori ankesën e parë për këtë problem në shtator të vitit 2021, me 13 raporte për përplasje në lidhje me defektin e drejtimit.