Porsche 911 SC/RS shitet për tre milionë dollarë

Auto

Porsche 911 SC/RS shitet për tre milionë dollarë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Porsche 911 SC/RS Gruppe B (Type 914) është një nga versionet më të “çmendura” të modelit 911 të prodhuar ndonjëherë në Shtutgart, dhe tani është në shitje për tre milionë dollarë.

Nëse po pyesni veten pse shtëpia e ankandeve Broad Arrow Auctions e vlerëson kaq shumë, përgjigja është e thjeshtë – modeli, i njohur edhe si “Evolutionsserie”, është bërë në vetëm 21 njësish dhe ky është i fundit i prodhuar.

Sipas CarScoops, kjo veturë duhet të mendohet “si një 911 SC, por për garat e World Rally B”, dhe si e tillë ka trupin e modelit 911 Turbo – është alumini në anët dhe në çati, dhe “lollipop”. Ulëset janë huazuar nga 935, ndërsa frenat janë nga 917.

Thuhet se motori është i aftë të zhvillojë 270 kuaj fuqi, ndërsa e gjithë vetura peshon vetëm 980 kilogramë.

Vetura mori pjesë në garën WRC Tour de Course në 1984 dhe përfundoi në vendin e 14-të, rezultati më i mirë i Posrche atje.

Përveçse është i përshtatshëm për gara, shtëpia e ankandeve që e shet thotë se ky model është i ligjshëm edhe për ngarje të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat