Sa kohë duhet të prisni pasi keni pirë alkool, para se të mund të drejtoni sërish veturën?

Auto

Sa kohë duhet të prisni pasi keni pirë alkool, para se të mund të drejtoni sërish veturën?

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Statistikat tregojnë se drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, është një nga shkeljet më të shpeshta të kryera nga drejtuesit e mjeteve.

Shumë prej tyre pyesin se sa kohë duhet të kalojë pas konsumimit të një sasie të tepërt alkooli, para se të qëndrojnë sërish prapa timonit.

Statistikat thonë se rreth 25 për qind e të gjitha vdekjeve në rrugë në Bashkimin Evropian janë të lidhura me konsumimin e alkoolit, sipas statistikave të paraqitura në një raport nga Observatori Evropian i Sigurisë Rrugore.

Edhe sasia më e vogël e alkoolit në gjak ndikon negativisht tek shoferi, zgjat kohën e reagimit, vështirëson kontrollin e vëmendjes apo vlerësimin e situatës në rrugë.

Pasoja është një tendencë më e madhe ndaj sjelljeve të rrezikshme. Më shpesh, është shpejtësia e tepruar dhe manovrat e rrezikshme, reagimet e vona dhe dobësia e përgjithshme ato që çojnë më tej në këto veprime.

Ekspertët shpjegojnë se trupi e trajton alkoolin si një helm. Ndërsa arsyetimi më i zakonshëm që policët dëgjojnë është “Unë kam konsumuar vetëm një birrë”, zakonisht është më shumë se një. Fatkeqësisht, edhe pas vetëm një birre, një person që drejton një veturë është një rrezik trafiku.

Çdo organizëm reagon ndryshe ndaj alkoolit, por ekspertët supozojnë se menjëherë pas pirjes së një birre, përqendrimi i alkoolit në gjak është mesatarisht rreth 0.26 promil. Pra, pothuajse në kufirin e ligjit.

Mjekët na kujtojnë se trupi e trajton alkoolin si një helm dhe përpiqet ta nxjerrë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Se sa zvogëlohet përqendrimi i alkoolit në organizëm është një pyetje individuale dhe komplekse, e cila ndër të tjera varet nga gjinia, mosha, pesha trupore dhe gjendja shëndetësore.

Supozohet se trupi i një personi të shëndetshëm do të metabolizojë afërsisht 0,1 g alkool të pastër për kilogram të peshës trupore në një orë.

Nëse peshoni 80 kilogramë, do t’ju duhet rreth një orë për të metabolizuar një birrë 0,33 litra. Pasi një grua pi alkool, përqendrimi i saj në trup rritet përafërsisht 20 për qind më shpejt, dhe më vonë bie me 10-15 për qind më ngadalë se tek burrat.

Sigurisht, kjo duhet vëzhguar individualisht, sepse jo çdo organizëm reagon njësoj. Prandaj, nuk ka asnjë përgjigje të vetme për pyetjen se sa kohë duhet të prisni pasi të keni pirë alkool për të drejtuar një veturë.

Dehja e pavetëdijshme, ose ndjenja e rreme se trupi tashmë ka tretur alkoolin, mund të ketë pasoja tragjike. Prandaj, kur vendosim të drejtojmë një veturë, duhet të jemi plotësisht të sigurt për gjendjen tonë dhe në fund është mirë të qëndrojmë larg alkoolit gjatë drejtimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat