Mitsubishi na ka dhënë një tjetër ngacmim për një prej SUV-ve të tij elektrikë të ardhshëm, këtë herë në ngjarjen e prezantimit të Outlander-it të ri.
Gjatë prezantimit të Mitsubishi Outlander PHEV, në ekran u projektua një model me mbishkrimet “100% elektrike C SUV” dhe “viti i ardhshëm”.
C ka të ngjarë t’i referohet segmentit C, një term që tregon automjete të përmasave të mesme, kështu që vetura në fjalë po konsiderohet si një SUV elektrik mesatar.
Ndryshe, vitin e kaluar, Mitsubishi ngacmoi për 16 modele, duke përfshirë nëntë të elektrizuara që planifikon t’i prezantojë globalisht gjatë pesë viteve të ardhshme.
Ndërkohë, modeli misterioz i publikuar së fundmi thuhet se do të jetë një SUV i frymëzuar nga një Renault ose Nissan.