Ky vend tashmë ndalon shitjen e naftës në disa pika karburanti!

Auto

Ky vend tashmë ndalon shitjen e naftës në disa pika karburanti!

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 09:20
Ilustrim

Pas kufizimit të shpejtësisë prej 50 km/h në unazën e Parisit dhe korsinë e bashkimit të veturave, administrata e qytetit po shkon më tej me masat e trafikut, ndaj tashmë disa pika karburanti në periferi dhe në rrugët në unazën e qytetit nuk munden më. shes naftë shoferëve!

Që nga fillimi i muajit tetor, kryeqyteti francez ka vendosur një të ashtuquajtur ndalim në katër stacione (Porte d’Orleans, Porte d’Aubervilliers, Porte de Clignancourt dhe Quai d’Issy-les-Moulineaux), dhe duket se kjo mund të jetë vetëm fillimi.

Prej fillimit të mandatit të saj, kryebashkiaku Anne Hidalgo kërkon t’i japë fund automjeteve me naftë në kryeqytet dhe në përgjithësi, vazhdon të ulë dominimin e veturave, me gjithnjë e më shumë korsi biçikletash dhe zona këmbësore.

France 3 raporton se furnizuesi TotalEnergies vlerëson se ndalimi do të çojë në zhvendosje të konsiderueshme të automjeteve në stacionet fqinje, të cilat nuk janë të dizajnuara për një numër të madh klientësh të rinj. E gjithë kjo mund të rezultojë në bllokime trafiku në hyrje të qytetit.

Pavarësisht këtij vendimi, shumë njerëz që jetojnë dhe punojnë në rajonin e Parisit ende përdorin automjete me naftë, sepse makinat hibride dhe elektrike nuk janë gjithmonë të përballueshme financiarisht për të gjithë.

Prandaj, ata do të duhet të gjejnë stacione të tjera, dhe kjo vlen veçanërisht për automjetet e shërbimeve emergjente, të cilat ende punojnë me naftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat