Hyundai po zhvillon një bateri të re për automjetet elektrike

Auto

Hyundai po zhvillon një bateri të re për automjetet elektrike

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 10:26
Hyundai

Hyundai po ndërmerr hapa seriozë për t’u pozicionuar në tregun e automjeteve elektrike. Kompania është duke u fokusuar në zhvillimin e baterive me litium hekur fosfat (LFP) me kapacitet të lartë për automjetet e saj elektrike të ardhshme me kosto të ulët.

Duke synuar të arrijë një densitet energjie prej rreth 300 Wh/kg, Hyundai dëshiron t’i lë pas liderët aktualë të industrisë si CATL dhe BYD të Kinës, të cilët aktualisht janë rreth 200 Wh/kg.

Electrek raporton se një përfaqësues i Hyundai konfirmoi vjeshtën e kaluar se kompania po punon me partnerët lokalë, duke përfshirë LG Energy Solution, Samsung SDI dhe SK On, për të zhvilluar bateritë më të fundit LFP.

Fokusi kryesor është maksimizimi i kapacitetit të qelizave, ndërsa përpiqet të rrisë ndjeshëm densitetin e energjisë. Nëse Hyundai arrin objektivin e tij prej 300 Wh/kg deri në vitin 2025, do të vendoste një standard të ri në industri dhe do t’i kalonte konkurrentët e tij.

Në muajin qershor, CEO i Hyundai Motor Chang Jae-hoon njoftoi një investim të konsiderueshëm prej 7.3 miliardë dollarësh gjatë dekadës së ardhshme për të avancuar teknologjinë e baterive dhe zhvillimin e automjeteve elektrike.

Përveç kësaj, Hyundai dhe Kia kanë nisur një projekt të ri për të zhvilluar materialin katodë të baterisë LFP që synon posaçërisht prodhimin e automjeteve elektrike më të lira. Prodhuesit e automjeteve po bashkëpunojnë me Hyundai Steel dhe ExoPro BM për të krijuar një katodë të re për bateritë LFP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat