Ferrari zbulon se pse modeli i ri F80 ka një motor V-6, e jo një V-12

Auto

Ferrari zbulon se pse modeli i ri F80 ka një motor V-6, e jo një V-12

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Ekziston një rregull i pashkruar që thotë se modeli kryesor i çdo kompanie duhet të ketë motorin më të madh me djegie.

Po,r në rastin e Ferrarit, motori më i madh i Maranellos nuk është në veturën “më të mirë” të kompanisë.

Enrico Galliera i Ferrarit tha se V-12 u konsiderua, por V-6 doli të ishte një opsion më i mirë.

Image
Ferrari

“Ne shtruam pyetjen nëse do të përdornim motorin më ikonik V-12 ose motorin me performancën më të lartë V-6, dhe vendosëm të marrim performancën më të lartë. Kjo është diçka që ne e kemi bërë gjithmonë me superveturat tona”, tha Galliera.

Përveç anashkalimit të modelit të madh V-12, Ferrari gjithashtu përjashtoi një hibrid plug-in ose një sistem fuqie plotësisht elektrik pasi konkludoi se një hibrid V-6 ishte “zgjidhja më e mirë teknike”.

Bëhet e ditur se të gjithë 799 shembujt e F80-të ishin shitur shumë përpara premierës botërore, pavarësisht një çmimit të lartë prej 3.6 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat