Momenti i përplasjes së dy Chiron në Marok në një event të drejtuesve të Bugattit

Auto

Momenti i përplasjes së dy Chiron në Marok në një event të drejtuesve të Bugattit

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 10:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mate Rimac, themeluesi i Rimac Automobili dhe drejtor ekzekutiv i Bugatti Rimac, ka disa ditë që ka postuar histori nga Maroku në Instagram nga eventi Bugatti Grand Tour Morocco 2024.

Gjatë ngjarjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy modele Chiron me vlerë rreth pesë milionë euro dhe një kamion, ndërsa momenti i përplasjes gjatë parakalimit është regjistruar nga drejtuesi i autobusit që ka kaluar në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, në rrugën kryesore që lidh qytetet Tangier dhe Tetouan, kur drejtuesi i një Chiron Super Sport ngjyrë argjendi tentoi të kalonte një Chiron të bardhë përpara dhe një kamion pranë një rruge të ngushtë.

Në të njëjtën kohë, shoferi i Chiron Pur Sport i bardhë fillon të parakalojë kamionin. Pas përplasjes, Chiron Super Sport i argjendtë u rrotullua dhe përfundoi në një kanal, e Chiron Pur Sport i bardhë disi qëndroi në rrugë, kurse kamioni është rrokullisur duke tentuar të shmangë përplasjen.

Në këtë ngjarje po merrnin pjesë 12 hipervetura duke përfshirë njësi të Veyron Vitesse, Chiron, Chiron Pur Sport, Chiron Super Sport dhe Chiron Super Sport 300+, të gjitha me motorë W16 me mbi 1500 kuaj-fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat