Kjo është vetura e re e markës Kia

Auto

Kjo është vetura e re e markës Kia

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Kia Sportage, padyshim një nga modelet më të njohura SUV kompakte në kohët e fundit, ka marrë një ridizajnim.

Muajin e ardhshëm do të bëhet prezantimi zyrtar i modelit të ridizenjuar dhe tani Kia ka vendosur të nxjerrë një video promovuese.

Nga sa mund të shohim, modeli i ri do të ketë drita vertikale të ditës në pjesën e përparme, si dhe grafika LED në pjesën e pasme gjithashtu do të ndryshojë.

Ndryshimet, siç thanë nga selia e prodhuesit korean, do të vlejnë si për modelin evropian ashtu edhe për atë për tregjet e tjera.

Ende nuk ka pamje të brendshme, por ka të ngjarë që sistemi info-argëtues të përmirësohet si dhe ekrani i kontrollit – kështu që, mbi të gjitha, duhet të presim risi në segmentin e ekranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat