Po vjen Renault 5 më i ‘çmendur’?

Auto

Po vjen Renault 5 më i ‘çmendur’?

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Prodhimi serik i një prej koncepteve më të “çmendura” së fundmi po duket gjithnjë e më i mundshëm.

Ishte Renault R5 Turbo 3E, shpallja e gjeneratës së tretë të versionit më radikal të “pesë”. Në të njëjtën kohë, që të mos ketë konfuzion, Turbo qëndron këtu si në emër të atutit të Porsche dhe përfaqëson një performancë elektrike radikale. Pra, nuk ka asnjë shenjë të turbinave.

Përgjegjës për këtë “bombë” është Renault që është më afër idesë së prodhimit serik të bazuar nga koncepti i prezantuar në vitin 2022. Ishte Renault R5 Turbo 3E, paralajmërimi i gjeneratës së tretë të versionit më radikal të “pesëshes”.

Shefi i dizajnit të Renault bëri të qartë se kjo veturë “nuk është lart në listën e prioriteteve”, por ai nuk e mohoi lajmin për zhvillimin, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht, ne i mbushim sirtarët me skica të ëndrrave tona dhe kjo do të ishte një prej tyre. Ne gjithmonë kemi ide, çdo dizajner ka veturat e tij të ëndrrave në sirtarët e tyre”, shtoi ai.

Në fund, gjithçka varet nga paratë. Siç tha Luca de Meo në fund të vitit 2022, Renault e di se si të sjellë një veturë të tillë në prodhim, por në fund është një çmim i madh për t’u paguar.

Jo vetëm nga Renault, por edhe nga një blerës potencial që do të duhet të derdhë qindra mijëra euro për një njësi të tillë nga seria e kufizuar.

Kjo veturë bën tërheqje me rrota të pasme dhe ka dy motorë elektrikë që fuqizohen nga një bateri 42 kWh, e cila është e mjaftueshme për disa xhiro. Prodhon 380 kuaj fuqi dhe peshon 1500 kilogramë. Shpejtësinë 100 km/h e arrin për 3.5 sekonda. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat