Një “kryevepër” e pazakontë vjen nga Maroku. Fotografi Mohamed Saber e pa atë atje dhe e shpërndau videon në profilin e tij në Instagram.
Videoja shpejt u bë virale dhe shumëkush mendoi pasi e panë se ishte një montim ose të paktën një ripunim që ka pak të përbashkëta me Jeep-in origjinal.
Sidoqoftë, është qind për qind Jeep, dhe modeli Wrangler që ishte baza e tij.
Siç ka mësuar Carscoops, bëhet fjalë për një modifikim të mjetit si pasojë e heqjes së pjesës qendrore.
Për shkak të kësaj, automjeti ka humbur maskën e veçantë të përparme të Jeep-it, dhe dritat janë afruar më shumë.
Në kabinë, logjikisht, ka mbetur vetëm një vend për shoferin. Nuk ka vend për një pasagjer në anën e djathtë dhe i vetmi pasagjer mund të vendoset pas shoferit.
Nuk ka dyshim se është e ngushtë, por të paktën shoferi tani mund të hyjë në automjet nga të dyja anët. Ka mjaftueshëm hapësirë në pjesën e pasme për të vendosur një rrotë rezervë.
Gjëja më interesante është se motori origjinal, 3.6 V6 me 284 kuaj-fuqi qëndron nën kapak. Në çdo rast, shoferi duhet të jetë i kujdesshëm dhe gjithmonë i vetëdijshëm për qendrën e lartë të gravitetit.
Dhe tani më e mira. Targat mbajnë numrin 42200, ndërsa Jeep Ërangler më i gjerë ka targën 42205. Pronari i të dyja krijimeve është i njëjtë.