Kur dëgjoni emrin Brabus, mund të mendoni për modelet e Mercedes-AMG ose një Rolls-Royce, por marka gjermane tani ka prezantuar edhe një Big Boy 1200.
Siç sugjeron emri, nuk është i vogël.
Big Boy 1200 bazohet në kamionin Mercedes Actros.
Kjo “shtëpi” 12 metra e gjatë me rrota, ka një motor 12.8 litra me gjashtë cilindra që prodhon 523 kuaj fuqi.
Ka një dhomë gjumi, sallon, një banjë me dush dhe tualet dhe një kuzhinë.
Në total, ka 30 metra katror hapësirë banimi brenda Brabus.
Big Boy 1200 është ndërtuar me porosi dhe Brabus sugjeron një çmim prej 1,260,504 eurove për të.