Jaguar së shpejti do të jetë një prodhues automjetesh që nuk prodhon asnjë veturë.
I-Pace dhe E-Pace përfundojnë prodhimin muajin e ardhshëm. F-Type, XE dhe XF janë tashmë “të vdekur”.
Fabrika e F-Pace do të ndalojë prodhimin në fillim të vitit 2025, pikërisht në kohën që veturat e reja EV të Jaguar të hyjnë në skenë.
Ka vetëm një problem. EV-të nuk po hyjnë në skenë.
Kjo nuk do të ndodhë për gati dy vjet, sipas një raporti.
CEO i JLR, Adrian Mardell tha se i pari nga tre EV-të e reja është ende në testim dhe nuk do të dalë në shitje deri në verën e vitit 2026.
Kjo bën që vetëm F-Pace të mbajë markën gjallë.
Ndryshe, sa i përket linjës së re tërësisht elektrike, nuk është parë ende një koncept.
Kjo do të ndodhë në fillim të dhjetorit, kur Jaguar planifikon të zbulojë një rival me katër dyer të Porsche Taycan me performancë të lartë në SHBA.