Kia prezanton Sportage e rifreskuar

Auto

Kia prezanton Sportage e rifreskuar

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 10:29
Kia ka rifreskuar Sportage

Siç është paralajmëruar, Kia ka rifreskuar Sportage dhe e ka prezantuar atë (për momentin) në tregun korean.

Modeli i rifreskuar nuk sjell ndryshime të mëdha, por patjetër që do ta vini re lehtësisht.

Dizajni origjinal i modelit tani është përmirësuar me drita të reja, të ekzekutuara në përputhje me stilin e paraqitur në modelet elektrike nga seria EV.

Image
Kia ka rifreskuar Sportage

Parimi është i njëjtë si në Sorento të rifreskuar. I pasuruar me optikë të re LED, Sportage i ri ndryshon nga pjesa e pasme vetëm për sa i përket grafikës së dritave, ndërsa lista e risive vizuale rrumbullakohet nga ngjyrat e reja standarde (Wolf e hirtë dhe Heritage e kaltër) dhe dizajni i fellneve me një diametër deri në 19 inç.

Sportage ka një kabinë të re digjitale me një ekran të lakuar 12,3 inç. Të reja janë edhe hapjet e ventilimit, si dhe ndriçimi i ripërcaktuar i ambientit. Dizajni i ri paksa jokonvencional i timonit gjithashtu mund të vërehet lehtësisht.

Lista e pajisjeve përfshin një ekran të ri head-up me mundësinë e monitorimit të shoferit përmes një kamere në timon. Ashtu si vëllai i tij Tucson, ky SUV do të ketë një modalitet Baby & Toddler, në të cilin përshpejtimi i veturës ndjehet më pak për t’i bërë fëmijët në ulëse më të rehatshëm.

Për sa i përket mekanikës, risia më e madhe është refuzimi i ndërrueset manual me shtatë shpejtësi në favor të një automatiku me tetë shpejtësi. Përveç motorit me benzinë me fuqi 1.6 turbo, të disponueshwm janë edhe ata hibrid.

Fillimi i shitjes së Sportage pritet të nis në fillim të vitit të ardhshëm, me një rritje të lehtë të çmimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat