Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defekteve

Auto

Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defekteve

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 22:08
Tesla Cybertrucks

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti.

Kështu ka bërë të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA (NHTSA), e cila ka jap edhe disa detaje.

Automjetet Cybertruck të prodhuara midis 6 nëntorit 2023 dhe 30 korrikut 2024 u tërhoqën nga tregu për të riparuar një defekt në inverter, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo është hera e gjashtë që Tesla tërheq automjete këtë vit.

Në tetor, Tesla njoftoi se do të tërhiqte më shumë se 27 mijë automjete Cybertruck në SHBA për shkak të problemeve me kamerën e pasme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat