Epokës së motorit W-16 po i vjen fundi, por jo për një 8.0 litërsh me katër turbo.
I instaluar në Mistral, motori i mrekullueshëm e ndihmoi Chironin të bëhej vetura më e shpejtë e prodhimit pa çati në histori.
Bugatti fillimisht tha se hipervetura mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 420 km/h.
Por, rezulton se Chiron është 31 km/h më i shpejtë se sa ishte vlerësuar.
Bugatti realizoi testin e shpejtësisë në prani të pronarit të veturës si dhe Mate Rimac, CEO i Bugatti Rimac.
Ju kujtojmë se ai ka 37% të aksioneve në Rimac Group, i ndjekur nga Porsche me 24%, Hyundai me 12% dhe investitorë të tjerë me 27%.