Bugatti Mistral, vetura më e shpejtë pa çati e prodhuar ndonjëherë

Auto

Bugatti Mistral, vetura më e shpejtë pa çati e prodhuar ndonjëherë

Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 10:19
Bugatti Mistral

Epokës së motorit W-16 po i vjen fundi, por jo për një 8.0 litërsh me katër turbo.

I instaluar në Mistral, motori i mrekullueshëm e ndihmoi Chironin të bëhej vetura më e shpejtë e prodhimit pa çati në histori.

Bugatti fillimisht tha se hipervetura mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 420 km/h.

Image
Bugatti Mistral

Por, rezulton se Chiron është 31 km/h më i shpejtë se sa ishte vlerësuar.

Bugatti realizoi testin e shpejtësisë në prani të pronarit të veturës si dhe Mate Rimac, CEO i Bugatti Rimac.

Ju kujtojmë se ai ka 37% të aksioneve në Rimac Group, i ndjekur nga Porsche me 24%, Hyundai me 12% dhe investitorë të tjerë me 27%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat