Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro

Auto

Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një version i ri dhe aktualisht më i shtrenjtë i Golfit është shfaqur.

Pasi i thamë lamtumirë versionit të kufizuar të Golfit më të fortë, është koha për një të ri.

Golf R tërheqës tani ka marrë një edicion Black Edition, dhe kështu një çmim rreth 10 për qind më të lartë.

Në Gjermani, Golf R i ri fillon me një çmim prej 54,945 euro, ndërsa Black Edition nga 59,590 euro.

Dhe ky është vetëm fillimi, pasi ka një sërë opsionesh që ofrohen. Pra, pavarësisht emrit, duhet paguar ekstra për ngjyrën e zezë të karrocerisë, 810 euro shtesë.

Lajmi i mirë është se fellnet Estoril 19-inç janë pjesë e pajisjeve standarde, por jo gomat sportive (semi-slicks), të cilat do t’ju kushtojnë 1000 euro të tjera.

Në fund të fundit, çmimi i këtij Golfi me të gjitha opsionet rritet në 74,000 euro në Gjermani.

Mekanika origjinale është e pandryshuar. Golfi më i fortë ende fuqizohet nga një motor 2-litërsh TSI me 333 kuaj-fuqi, i cili në kombinim me 4Motion siguron një shpejtësi deri në 100 km/h në vetëm 4.6 sekonda. Risia është se ky version ka një limit të vendosur në 270 km/h. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat