Nëse vozitni me një xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një gjobë deri në 200 euro.
Ideja e këtij rregulli është se xhaketa e dimrit ju kufizon kur vozitni, domethënë ju kufizon lëvizjet pas timonit.
Në Spanjë e njëjta gjë vlen nëse mbani shall apo doreza.
Vozitja me një pallto të rëndë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar veturën, përdorimin e ndërruesit të shpejtësive dhe kontrollet e tjera të veturës dhe ta bëjë të pamundur lidhjen e duhur të rripit të sigurimit.
Edhe pse teknikisht jo e paligjshme, veshja në mënyrë të papërshtatshme gjatë drejtimit të automjetit shkel nenin 18 të Rregullores së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë.
Rregullat e përgjithshme të trafikut thonë: “Një pallto shumë e madhe ose shumë e rëndë mund të ndërhyjë në funksionin e rripit të sigurimit. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të sigurojë lirinë e tij të lëvizjes”.
Vozitja me xhaketë dimërore është gjithashtu e ndaluar në Britaninë e Madhe. Gjoba është 100 funte ose rreth 120 euro.
Nëse policia ju kap duke hequr xhaketën gjatë vozitjes, gjobat mund të jenë edhe më të larta – deri në 5000 funte (pothuajse 6000 euro).