Është prezantuar gjenerata e tretë e Volkswagen Tiguan krejtësisht e re për vitin 2025.
Tiguan i ri ka një motor 2.0-litërsh EA888 turbocharged, prodhon 201 kuaj fuqi dhe ka një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Përveç fuqisë shtesë, Tiguan 2025 është gjithashtu më i lehtë se modeli i gjeneratës së dytë, gjë që prodhuesi ia atribuon përdorimit të aluminit në strukturën e trupit.
Modeli i ri vjen me ekranin standard info-argëtues dhe kontrollin automatik të klimës.
Siç raportohet, përmirësime ka në karikimin me valë dhe airbag.
Një ekran ballor është opsional, ndërsa ndriçimi adaptiv i përparmë është standard.
Megjithatë, VW nuk ka dhënë asnjë informacion mbi çmimin e Tiguanit të ri.