Toyota ka dhënë sugjerime për një Celica të re për më shumë se një vit.
Kryetari Akio Toyoda pranoi në një intervistë të botuar nga revista Best Car në tetor 2023 se ai kishte kërkuar për të “ringjallur” veturën sportive.
Vitin e kaluar, shefi i markës, Tsuneji Sato shpalli publikisht dëshirën e tij që modeli të kthehej në prodhim.
Sikur të mos mjaftonte kjo, “Celica Mk8” u shfaq shkurtimisht në një tabelë të bardhë në një episod të fundit të serialit anime të Toyota’s Grip.
Tani, Best Car pretendon se ka mësuar drejtpërdrejt nga Toyota se një Celica e re është në zhvillim.
Revista pyeti Akio Toyoda nëse vetura sportive e përfolur prej kohësh po rikthehet.
Ai refuzoi të përgjigjej, por ia ridrejtoi pyetjen shefit të teknologjisë së kompanisë.
Dhe Hiroki Nakajima citohet të ketë thënë: “Ne do të bëjmë një Celica të re”.