Një Cybertruck Tesla, i cili ishte braktisur, më pas i vandalizuar në Seattle, është vënë në një ankand.
Por shuma e saktë për të cilën ai u shit mbetet një mister, shkruajnë mediat e huaja.
Në një farë mënyre, nuk mund të besohet se dikush ka paguar para të mira për Cybertruck.
Për çudi, thuhet se ndërsa u përhap lajmi për makinën e shtrenjtë tërësisht elektrike, të braktisur në dukje në anë të një rruge në Seattle, njerëzit filluan të lënë lule, foto dhe shënime si pjesë e një “memoriali të improvizuar”.
Dhe dëmi i makinës thuhet se ishte më i madh nga që mund të shihej në fotografi.
Ndërkohë dikush etiketoi vendndodhjen e Tesla-s në Google Maps në mënyrë që të tjerët ta gjenin lehtësisht.
Pas kësaj, Cybertruck, të cilin disa e quanin me tallje “Cyberstuck”, u bë një atraksion i çuditshëm në zonë.