Një kamion i rëndë me hidrogjen vendosi kohët e fundit një rekord botëror duke udhëtuar 1806 milje (rreth 2906 kilometra) me një mbushje të vetme.
Marka e energjisë së pastër Accelera njoftoi arritjen marramendëse të prototipit të tyre H2Rescue, një kamion elektrik me “qeliza karburanti hidrogjeni”, shkruajnë mediat e huaja.
Më e mira nga të gjitha, kamioni në mënyrë të jashtëzakonshme nuk kontribuoi në ndotje të ajrit gjatë udhëtimit të tij maratonë.
Që gjërat të bëhen “edhe më serioze” për aspektin e rekordeve botërore, një pjesëtar i Librit të Rekordeve Botërore Guinness ishte i pranishëm kudo.
H2Rescue fuqizohej nga një motor tërheqës 250 kilovat që konsumonte 168 kilogramë nga 175 kilogramët e hidrogjenit të sjellë në bord.
Udhëtimi përfaqëson një provë të madhe të konceptit për automjetet e këtij lloji si një alternativë ndaj automjeteve me naftë.
Accelera u bashkua me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Drejtorinë e Shkencës dhe Teknologjisë, Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Mbrojtjes për projektin.