Prodhohet njësia e parë e hiperveturës Praga Bohema

Auto

Prodhohet njësia e parë e hiperveturës Praga Bohema

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 10:49
Praga Bohema

Kompania Praga më në fund ka filluar me dërgesat e hiperveturës së saj Bohema me dy ulëse, që bën tërheqje me rrota të pasme, me motor V6, dhe njësia e paraqitur në foto është i para prej tyre.

Pas një programi shtatëvjeçar zhvillimi që përfshinte edhe ish-pilotin e Formula 1, Romain Grosjean, Bohema shënon rikthimin e Pragës në prodhimin e veturave pas një ndërprerjeje 77-vjeçare.

Siç pritej, hipervetura nuk është e lirë, dhe fuqizohet nga një motor V6 3.8-litërsh me dy turbo të akorduar nga Litchfield, i cili zhvillon 710 kuaj-fuqi.

Image
Praga Bohema
Foto galeri

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 2.3 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 317 km/h. Vetura krijon 900 kilogramë forcë shtytëse me një shpejtësi prej 250 km/h.

Hipervetura është e pajisur me amortizues të rregullueshëm, frena karbon-qeramike 380 mm, dhe ka trup prej karboni dhe monokoku.

Sistemi i shkarkimit është prej titani, ndërsa rezervuari i karburantit 65 litra ndodhet brenda kornizës së karrocerisë, si dhe dy rezervuarë 50 litra në harqet e rrotave të pasme.

Pjesa e brendshme nuk është plotësisht spartane, me shumë Alcantara, si dhe hapje ajri të aktivizuara nga kontrollet e frymëzuara nga avionët luftarakë. Ekziston edhe një mbajtës smartphone, si dhe ndarje për ruajtjen e sendeve të vogla.

Praga thotë se ulëset fikse mund të strehojnë dy të rritur, ndërsa shoferi mund të rregullojë timonin dhe pedalet. Timoni është plotësisht i lëvizshëm dhe përmban një ekran digjital që shfaq leximet bazë dhe telemetrinë, duke përfshirë temperaturën e vajit dhe ftohësit, madje përfshin edhe një bori.

Grosjean ia dorëzoi personalisht hiperveturën klientit të parë, me dërgesat që do të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Çmimi pa taksa është 1.43 milionë euro dhe Praga do të prodhojë vetëm 84 njësi Bohema.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat