Euro NCAP do t’i japë minus pikë për markat e veturave që nuk kanë butona funksioni për funksionet bazë në automobilat e tyre.
Automjetet pa butona fizikë ose me një numër minimal butonash funksioni së shpejti mund të jenë një gjë e së kaluarës.
Euro NCAP u tregon markave të automobilave, të cilat vitet e fundit kanë shkuar shumë larg me mbledhjen e të gjitha funksioneve në një ekran të madh – ne e dimë se kjo e bën prodhimin më të lirë.
Në të njëjtën kohë, këto ekrane largojnë vëmendjen e shoferëve dhe tashmë mund t’i quajmë të rrezikshëm.
Pra, së shpejti do të aktivizohen minus pikët për ruajtjen e funksioneve më të rëndësishme të veturës në ekran.
Në veçanti, bëhet fjalë për treguesit e drejtimit, dritat e rrezikut dhe fshirëset e xhamit, sirenën dhe të gjitha funksionet SOS, siç është funksioni i detyrueshëm eCall në Bashkimin Evropian.
Prandaj, testet e reja të Euro NCAP do të inkurajojnë prodhuesit e veturave të përdorin kontrolle të veçanta fizike për funksionet thelbësore në një mënyrë intuitive nga viti 2026 për të promovuar drejtimin më të sigurt.