Zhvillohet bateria e re për automjetet elektrike

Auto

Zhvillohet bateria e re për automjetet elektrike

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 11:05
Anoda e baterisë së avancuar përbëhet nga 100 për qind material i përbërë silikoni

Një kompani gjermane në bashkëpunim me Tajvanin ka zhvilluar një bateri të madhe litium-qeramike (LLCB) për automjetet elektrike.

Anoda e baterisë së avancuar përbëhet nga 100 për qind material i përbërë silikoni dhe ofron densitet kapaciteti 10 herë më të lartë në krahasim me anodat grafit të përdorura deri më sot. Bateria është firmosur nga FEV dhe ProLogium, dhe ofron një distancë maksimale prej 1000 km.

Elektroliti i ngurtë i aplikuar është jo i ndezshëm. Anoda e silikonit mundëson karikim ultra të shpejtë. Bateria LLCB mundëson kursim të peshës deri në 300 kg. Anoda e silikonit mundëson një proces karikimi ultra të shpejtë në krahasim me intervalet aktuale të karikimit të shpejtë prej rreth 30 minutash. Redukton kohën e karikimit me më shumë se 80 për qind.

Kjo do të thotë se bateria mund të karikohet nga 5 në 60 për qind brenda pesë minutave, duke i lejuar përdoruesit të përshkojë një distancë mesatare prej 300 km. Pas tre minutash të tjera, bateria ngarkohet deri në 80 për qind dhe mund të përshkojë 100 km të tjera. Bateritë e reja janë jashtëzakonisht të holla, gjë që lehtëson instalimin dhe mundëson korrigjime në dizajnin e automjetit.

Dizajni modular i baterisë gjithashtu lehtëson mirëmbajtjen, zvogëlon kostot dhe lejon që qelizat individuale të zëvendësohen dhe riciklohen.

Bateritë LLCB kanë një ndikim pozitiv në mjedis dhe japin një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e vlerës së automjeteve elektrike të ardhshme, thonë ProLogium. Do të shohim se cilat janë planet e prodhimit dhe në cilat makina mund ta shohim këtë bateri.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat