Shitja e mallrave të luksit, pavarësisht inflacionit që ka goditur botën, është mjaft e qëndrueshme dhe madje në rritje globale
Çdo vit, konsulenca kryesore për vlerësimin e markave Brand Finance vë në provë 5000 nga markat më të mëdha dhe publikon mbi 100 raporte, duke renditur markat në të gjithë sektorët dhe vendet.
Ne sjellim vlerën e vlerësuar të 10 markave më të vlefshme të luksit në vitin 2024.
Industria e mallrave luksoze, e cila, përveç modës, përfshin kozmetikë, aroma, ora, bizhuteri, çanta dhe makina, po rritet vit pas viti.
Në vend të parë është Porsche, me vlerë 43.1 miliardë dollarë, e cila ka kaluar Louis Vuitton, me vlerë 32.2 miliardë dollarë.
Chanel është në vendin e tretë, e ndjekur nga markat Hermes, Gucci dhe Dior.
Lista përfshin gjithashtu Rolex, Cartier, Ferrari dhe Tiffany & Co.