Ish-shefi i Jeep po merr përsipër Nissan

Auto

Ish-shefi i Jeep po merr përsipër Nissan

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 22:02
Ish-shefi i Jeep po merr përsipër Nissan

Nissan ka pasur një vit të trazuar.

Shitjet janë në rënie, kompania është prapa në hibridizim dhe raportet e fundit tregojnë se markës i kanë mbetur “12 deri në 14 muaj” në biznes.

Jo mirë.

Por punësimi i fundit mund të jetë hapi i parë në drejtimin e duhur për një kthesë të mundshme.

Bëhet e ditur se Nissan ka sjellë Christian Meunier për të udhëhequr.

Meunier ishte më parë shefi ekzekutiv global për markën Jeep dhe shërbeu në komitetin ekzekutiv për Stellantis.

Para kësaj, ai punoi në Nissan në role të shumta që nga viti 2002, duke përfshirë si kryetar dhe president global i Infiniti.

Tani, Meunier kthehet në kompani si kryetar për Amerikën Veriore dhe Jugore, në krye të të dy markave Nissan dhe Infiniti.

Ai do të zëvendësojë Jeremie Papin, i cili do të emërohet shef financiar i prodhuesit të automjeteve.

“Unë do të punoj me ekipin për ta rikthyer biznesin në rrugën e duhur”, tha Meunier.

Ndryshe, ai u largua nga Jeep në nëntor të vitit 2023 mes shitjeve të ngadalta.

Meunier e fillon rolin e tij të ri me Nissan më 1 janar 2025. 

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat