A e mbani mend konceptin BMW Vision M Next nga viti 2019?
Vetura sportive supozohej të zëvendësonte i8 dhe të sillte një epokë të re të performancës së elektrizuar për BMW M.
Në vend të kësaj, koncepti nuk hyri në prodhim kurrë.
Në një intervistë të fundit të publikuar nga YouTuberi Joe Achilles, Steve Saxty shpjegon sesi koncepti BMW Vision M Next – i referuar nga brenda si i16 – pothuajse arriti në prodhim.
Saxty tha se vetura ishte “95% e përfunduar” dhe se dizajni i konceptit ishte afër asaj që do të dukej modeli përfundimtar i prodhimit.
BMW kishte planifikuar të vendoste në i16 një motor me katër cilindra plug-in-hibrid me mbi 600 kuaj fuqi – për ta prezantuar dikur në vitin 2022.
Por para se të arrinte në linjën e prodhimit, kompania kishte plane për një automjet tjetër: XM.
XM u tregtua si pasardhësi i BMW M1 kur debutoi për vitin e modelit 2022. Por nuk është pritur mirë.
Shitjet e XM janë ulur 30% këtë vit, dhe kompania tashmë po konsideron të heqë dorë nga ky model dikur në vitet e ardhshme.
Pra, a ka një shans që të shohim një pasardhës të vërtetë M1 në të ardhmen e afërt?
Nuk është plotësisht jashtë mundësive.