Inteligjenca artificiale mund të jetë një armë e re në betejën për të reduktuar dukurinë e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose të droguar, pas provës së parë ndonjëherë të teknologjisë së re në Mbretërinë e Bashkuar.
Teknologjia funksionon duke përdorur të njëjtat ‘kamera AI’ që aktualisht janë të vendosura për të shënjestruar drejtuesit që përdorin telefona celularë ose që nuk vendosin rripat e sigurimit.
Ndryshe nga telefonat celularë ose rripat e sigurimit, ku provat fotografike u dërgohen oficerëve të policisë për veprime të mëvonshme, nëse algoritmet e inteligjencës artificiale mendojnë se një veturë mund të jetë duke u drejtuar nga një shofer i dehur, ajo do t’i sinjalizohet menjëherë policisë pak më poshtë rrugës.
Oficerët tashmë kanë kompetencat për të ndaluar çdo veturë dhe më pas mund t’u kërkojnë shoferëve t’i nënshtrohen testeve në rrugë për drogë ose alkool nëse gjejnë arsye për të dyshuar.
Bëhet e ditur se skema lider në botë e Al po drejtohet nga Policia e Devon & Cornwall gjatë gjithë dhjetorit, si pjesë e fushatës së partneritetit të sigurisë rrugore Vision Zero South West për të ulur numrin e njerëzve të vrarë ose të plagosur në rrugët e rajonit.
Acusensus është kompania australiane që ndërton kamerat me AI dhe e cila u formua pasi një mik i themeluesit u vra në një aksident trafiku rrugor ku përfshihej një shofer i shpërqendruar nga një telefon.
Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë në Mbretërinë e Bashkuar është Geoff Collins.