Nëse mendonit se kishim arritur kulmin e gjërave interesante rreth veturave klasike, mendojeni përsëri.
Dhe për këtë ua tregojmë historinë e një Mercedes-Benz 280 SE 3.5 Cabriolet të vitit 1971.
Bëhet fjalë për një makinë të ruajtur aq me përpikëri.
Ajo mund të arrijë të shitet deri në 1 milion dollarë në një ankand javën e ardhshme, ose dyfishi i një 280 SE të ngjashme 3.5 Cabriolet shitur në Monterey Car Week në 2023.
Sipas RM Sotheby’s, shtëpia e ankandeve, është “një nga shembujt më të mirë që ekzistojnë”.
Edhe pse është më shumë se 50 vjeç, ky Mercedes ruan motorin dhe transmisionin e tij origjinal.
Për më tepër, pjesa e jashtme është krejtësisht origjinale, pjesa e brendshme ka mbetur e paprekur, madje edhe çatia e palosshme prej pëlhure është tamam siç ishte kur doli nga fabrika.