Volkswagen ndaloi së ndërtuari VR-6 në Evropë në mesin e viteve 2010, por kombinimi V-6/inline-six i një motori vazhdoi në Amerikën e Veriut deri disa vjet më parë.
Tani, VR-6 është zyrtarisht “i vdekur”.
Zëdhënësi i kompanisë, Andreas G. Schleith ndau lajmin e hidhur në LinkedIn, përcjell Telegrafi.
Motori i fundit VR-6 u montua më 12 dhjetor 2024. Ai kishte qenë në prodhim për gati 34 vjet, duke u shfaqur premierë në Motor Show në Gjenevë të vitit 1991 në gjeneratën e tretë Golf.
Që atëherë, pothuajse 1.87 milion motorë janë montuar.
VR-6 vazhdoi me fuqizimin e shumë produkteve të VW: Corrado, Beetle, Passat, Vento/Bora/Jetta, Touareg, Phaeton, Transporter, Eos, CC dhe Sharan.
Ai u përdor edhe në modele si Porsche Cayenne, Audi Q7, Audi TT, SEAT Leon, SEAT Alhambra dhe Skoda Superb.
Pse VR-6 mbijetoi për kaq gjatë? Ishte një motor i vogël por plot energji, një zgjidhje me një motor të vetëm që u solli fuqi të mirë veturave.