Vozitësit nga Shqipëria thyen më së shumti rregullat e trafikut tokësor, duke lënë pas vendet e rajonit ajo renditja e parë.
Sipas një studimi për vitin 2024, në nivelin e rreptësisë, Shqipëria ka 26,94 pikë nga 100 në total, teksa Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova rezultojnë më të ashprat e rajonit.
Sa i takon Evropës, Danimarka është në vendin e parë për rreptësinë më të lartë në drejtimin e automjeteve, me 83,81 pikë nga 100.
Ndërkaq, Norvegjia dhe Spanja pasojnë Danimarkën, respektivisht me 82,46 dhe 85 pikë, raporton trt.
Shkalla e pikëve të rreptësisë nga 0 për vendin më pak të rreptë, deri te 100 për vendin më strikt, u llogarit duke renditur fillimisht dënimet e secilit vend sipas kategorive të ndryshme (si gjobat për shpejtësinë e lejuar, gjobat e drejtimit në gjendje të dehur, përdorimit të celularit etj.) në krahasim me vendet e tjera evropiane.