Dielli po lëshon rreze, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë: dimri nuk ka mbaruar.
Në fakt, mot më i ftohtë dhe më i paparashikueshëm ka të ngjarë të jetë përpara.
Kjo është periudha e vitit kur e gjejmë veten duke pyetur veten nëse duhet të kishim investuar në goma të dimrit për veturën tonë.
Ato janë sigurisht një investim i mirë pasi e pengojnë veturën të rrëshqasë nga rruga.
Por, shqetësimi kryesor për shumicën e njerëzve është se ata nuk duan të “ngecin” në borë gjatë dimrit.
Edhe pse shumica e tyre nuk vozisin gjatë gjithë kohës. Pra, si ta dini nëse keni vërtet nevojë për goma dimri?
Zgjedhja e gomave shpesh do të thotë të bësh një kompromis.
Me fjalë të thjeshta, gomat e dimrit janë të përshtatshme për çdo shofer, sezoni i dimrit i të cilit përjeton diçka më shumë se kushte të rralla të borës e akullit. Kjo pasi ato do ta bënin udhëtimin shumë më të lehtë.
Dhe përzgjedhja e tyre për çdo stinë, duke përfshirë dimrin, mund të jetë pak e vështirë me sasinë e madhe të zgjedhjeve në dispozicion.