Volkswagen ka njoftuar se një nga seritë më të bukura dhe më moderne nuk do të prodhohet.
Bëhet fjalë për Arteonin.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i kësaj kompanie, Andreas G. Schleith.
Kjo seri e VW-së që po del tashmë në pension, asnjëherë nuk është shitur në Amerikë.
“Shooting Brake”, më praktik u ndërtua në fabrikën e Osnabrück, ndërsa modeli i rregullt doli nga linja e montimit në Emden.
Arteon gjatë tetë viteve sa u prodhua i pati diku rreth 190 mijë njësi.
Përpos ndërprerjes së prodhimit të Arteon, Volkswageni kohët e fundit i tha lamtumirë motorit të saj VR-6 pas gati 34 vitesh prodhim.