Tre në katër shoferë në Britani thonë se ‘po verbohen nga dritat më të ndritshme të makinave’

Auto

Tre në katër shoferë në Britani thonë se ‘po verbohen nga dritat më të ndritshme të makinave’

Më: 13 janar 2025 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Dritat “më të ndritshme” po shkaktojnë probleme për shoferët “më shumë se kurrë më parë”, kanë thënë aktivistët në Britani të Madhe.

Madje vlerësohet se rreth tre të katërtat e shoferëve kanë thënë se dritat LED në automjete janë ndër faktorët që i bëjnë ata të “verbohen” gjatë drejtimit të automjetit.

Autoritetet kanë bërë thirrje për një studim të pavarur për këtë çështje pasi një sondazh tregoi se më shumë se katër nga pesë (85%) shoferë të prekur nga ndriçimi i dritave thanë se problemi po përkeqësohet.

Një çështje rëndësishme, sipas deputetit laburist Graeme Downie, i cili bëri një pyetje me shkrim në parlament, është se shoferët mund të mos e kuptojnë se si ndriçimi i tyre ndikon te të tjerët.

Ai ka thënë se e kupton nga drejtimi i tij, si dhe nga të tjerët, se makinat me drita më të reja LED “mund të jenë verbuese për përdoruesit e tjerë të rrugës”.

“Ndërsa ato mund të ndriçojnë mirë rrugën për shoferin, ato verbojnë në sytë e përdoruesve të tjerë të rrugës dhe mund të jenë të rrezikshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat