DPSHTRR: 66,5% e autoveturave të regjistruara në 2024-ën janë Euro 5 e sipër

Auto

DPSHTRR: 66,5% e autoveturave të regjistruara në 2024-ën janë Euro 5 e sipër

Më: 17 janar 2025 Në ora: 17:29
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë vitit 2024, 66,5% e autoveturave të regjistruara janë Euro 5 e sipër.

Të dhënat e publikuara nga DPRRTSH tregojnë se vitin që lamë pas, janë regjistruar 3127 mjete elektrike, ose 72,5% më shumë krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Sipas DPSHTRR-së, flota e mjeteve elektrike në dhjetor 2024 shkoi në 6,378, ose 92% krahasuar me vitin 2023.

“Ndikimi në mjedis falë regjistrimeve për herë të parë të mjeteve elektrike është 4,127,640 kg CO2/vit më pak”, bëri të ditur DPSHTRR.

Referuar të dhënave, 40% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike/hibride plug-in. Flota e mjeteve elektrike/hibride plug-In në dhjetor 2024 llogaritet 12,424.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat