Veturat elektrike, Tesla Cybertruck u prezantua në vitin 2019 me shumë bujë dhe mijëra rezervime të paralajmëruara.
Megjithatë, që nga fillimi i prodhimit në vitin 2023, pritshmëritë nuk janë përmbushur, dhe tani është e qartë se interesi ka rënë ndjeshëm.
Cybertruck duket se nuk po arrin të përmbushë premtimet fillestare. Për të adresuar këtë situatë, kompania ka vendosur të ofrojë modele më të lira për të reduktuar stokun e madh të automjeteve të pashitura.
Sipas një vlerësimi nga Cox Automotive, Tesla ka shitur rreth 39 mijë njësi të Cybertruck në SHBA gjatë vitit të kaluar (deri më 13 janar), raporton Automotive News.
Në muajin tetor të vitit 2024, Tesla prezantoi një version të Cybertruck me çmim fillestar prej 79990 dollarësh, duke përfshirë një tarifë transporti prej 1995 dollarësh.
Këtë vit, pritet të dalë në treg një model bazë me çmim 62,985 dollarë, përfshirë transportin. Çdo automjet elektrik nën 80 mijë dollarë kualifikohet për subvencion prej 7500 dollarësh në SHBA, të paktën derisa administrata e presidentit të ri, Donald Trump, të vendosë ndryshe.
Sfida më e madhe për Teslan mbetet fakti që dizajni i Cybertruck polarizon publikun. Ndërsa fillimisht shoku dhe unikaliteti i dizajnit u pritën me entuziazëm, duket se nuk kanë sjellë rezultatet e dëshiruara.