Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë

Auto

Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë

Më: 22 janar 2025 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Dritat LED në vetura janë vënë nën zjarr në Mbretërinë e Bashkuar, ku mijëra shoferë duan që ato të ndalohen.

Hulumtimi i kryer nga organizata britanike e automobilistëve, Shoqata e Automobilave, tregon se tre të katërtat e anëtarëve ndihen të verbuar nga dritat LED në trafik.

“Anëtarët tanë na thanë se e ndjejnë tensionin për shkak të dritave më të shndritshme më shumë se kurrë më parë”, tha për Daily Mail Edmund King, president i Shoqatës së Automobileve.

Situata e shtyu qeverinë britanike të nisë një studim të pavarur për sigurinë e dritave LED. Sky News shkruan për temën: studimi vjen pas rritjes së numrit të aksidenteve në të cilat përmendet ndikimi i dritave verbuese.

Në vitin 2023 përmenden 216 aksidente, që është një rritje krahasuar me një vit më parë.

Graeme Downie, një anëtar laburist i Parlamentit Britanik, shprehu shqetësimet e tij për Sky News dhe tha se “Rritja e sigurisë së drejtuesve individualë nuk mund të jetë në kurriz të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe këmbësorëve”.

Rezultatet e studimit britanik pritet të publikohen gjatë verës. Më pas do të dihet se cili është qëndrimi i qeverisë ndaj dritave LED.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat