Alfa Romeo ndryshon mendje – nuk do të shkoj tërësisht elektrike

Auto

Alfa Romeo ndryshon mendje – nuk do të shkoj tërësisht elektrike

Më: 29 janar 2025 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Ashtu si domino, qëllimet për EV po bien njëra pas tjetrës në industrinë e automobilave.

Alfa Romeo është marka më e fundit që tërhiqet nga plani i saj fillestar për të braktisur motorët me djegie.

Marka italiane, pjesë e Stellantis, synonte të dilte plotësisht elektrike në Amerikën e Veriut deri në vitin 2027, por këto plane kanë ndryshuar.

Qëllimi i ri është miratimi i një strategjie “multi-energjetike”, duke ofruar automjete hibride me gaz, elektrike dhe plug-in.

Kjo pasi sipas CEO të markës, Chris Feuell, shitja e veturave vetëm elektrike do të ishte shumë kufizuese.

Vlen të përmendet se kur Alfa Romeo fillimisht njoftoi se do të shkonte vetëm elektrike në Amerikën e Veriut, kompania tha gjithashtu se do të bënte të njëjtën gjë në Evropë dhe Kinë.

Është e paqartë nëse objektivi i vitit 2027 është ende i zbatueshëm në ato rajone.

Në anën tjetër, Alfa Romeo po punon për një superveturë të re që pritet të dalë në treg në vitin 2026. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat